WhatsApp bllokon shërbimin e saj për disa lloje të telefonave.

WhatsApp ka njoftuar një lajm jo te mire për disa nga fansat e aplikacionit.
Aplikacioni më i famshëm i komunikimit në botë është duke bllokuar nga përdorimi një numër telefonash duke lënë kështu miliona përdorues jashtë rrjetit të komunikimit.
Firma në pronë të Facebook ka bërë të ditur më herët gjatë këtij viti se telefonat Blackberry, Nokia dhe telefonat e vjetër Android nuk do të jenë më të përshtatshëm për aplikacionin.
WhatsApp ka arritur shtatë vjet në shkurt të këtij viti dhe kompania ka deklaruar se teknologjia ka ndryshuar shumë që prej lansimit të aplikacionit, gjë që ka dërguar në vendimin e bllokimit.
“Këto pajisje mobile kanë qenë pjesë e rëndësishme e stories sonë, mirëpo ato nuk ofrojnë kapacitetet e nevojshme për të rritur tiparet e aplikacionit tonë në të ardhmen.” – ka deklaruar një zyrtar i kompanisë.
“Ky ka qenë një vendim i vështirë per ne por vendim i duhur për të ofruar mundësi të reja dhe më të mira për lidhjen mes shoqërive, familjes dhe njerëzve të dashur në WhatsApp.”