WhatsApp dhe Signal kundërshtojnë qeverinë Britanike për dobësimin e enkriptimit fundor

PARIS, FRANCE - JANUARY 13 In this photo illustration, the logos of social media applications Messenger, WhatsApp, Twitter, Signal and Telegram are displayed on the screen of an iPhone on January 13, 2021 in Paris, France. Since WhatsApp announced a change to its privacy rules, users are moving to other encrypted messaging, 25 million users have joined Telegram secure messaging in the past 72 hours, Russian founder Pavel Durov announced on Tuesday. (Photo illustration by Chesnot/Getty Images)

Projektligji përmban një sërë dispozitash të cilat mbrojnë fëmijët dhe të rritur online duke i bërë kompanitë e medias sociale më përgjegjëse për sigurinë e përdoruesve.

Një numër aplikacionesh komunikimi të enkriptuara ku përfshihen WhatsApp dhe Signal kanë bashkuar forcat për të kundërshtuar së bashku një projektligj të ri në Britani që thonë se kërcënon enkriptimin fundor.

Liderët e secilës kompani kanë nënshkruar një letër të hapur duke i kërkuar qeverisë Britanike të rimendojë në mënyrë urgjence disa aspekte të projektligjit Online Safety për ti siguruar se është në përputhje me synimet e qeverisë për mbrojtjen e enkriptimit fundor dhe të drejtat e njeriut për privatësi.

Projektligji përmban një sërë dispozitash të cilat mbrojnë fëmijët dhe të rritur online duke i bërë kompanitë e medias sociale më përgjegjëse për sigurinë e përdoruesve.

Projektligji është kritikuar sepse besohet që lejon qeverinë Britanike dhe autoritetin e komunikimeve elektronike OFCOM të abuzojnë me fuqitë e tyre të moderimit të platformës.

Një klauzolë kërkon që kompanitë të cilat ofrojnë enkriptim fundor të skanojnë mesazhet e përdoruesve për materiale të abuzimit seksual me fëmijët, diçka që kritikët thonë se do të çonte në kompromentimin e enkriptimit fundor dhe privatësisë së përdoruesit.

WhatsApp dhe Signal janë shprehur më herët se do të ndalonin operacionet në Britani nëse u kërkohet të dobësojnë standardet e enkriptimit fundor nën projektligjin e ri.

Letra e hapur dërguar pranë autoriteteve Britanike është nënshkruar nga WhatsApp, Signal, Threema, Element, Wire, Session dhe Viber, të gjitha shërbime që ofrojnë teknologjinë e enkriptimit fundor për përdoruesit e tyre.