WhatsApp lançon kanalet në 150 vende të botës

Si pjesë e ekspansionit, përdoruesit do të marrin rekomandime për të ndjekur llogari bazuar në vendndodhjen e tyre dhe popullaritetin e kanaleve.

WhatsApp Channels erdhën për herë të parë në fillim të Qershorit dhe që atëherë kanë qenë të disponueshme vetëm për 10 vende të botës.

Sot Meta njoftoi se kanalet do të ofrohen në 150 vende të botës. Meta pretendon se organizatat dhe njerëzit e famshëm po përdorin kanalet.

Si pjesë e ekspansionit, përdoruesit do të marrin rekomandime për të ndjekur llogari bazuar në vendndodhjen e tyre dhe popullaritetin e kanaleve.

Opsione të reja do të vinë për administratorët e kanalave të cilët mund të editojnë tërë përditësimet e tyre ndërsa përdoruesit mund të japin përshtypjen e tyre përmes emoji.

WhatsApp lançoi kanalin e vet gjithashtu për të ndarë përditësime të ardhshme.

Për herë të parë kanalet erdhën në një aplikacion të Meta kur debutuan në Shkurt në Instagram si një kopje e kanaleve të Telegram.