WhatsApp vjen në orët inteligjente me WearOS

Në evenimentin Unpacked të Samsung javën e ardhshme presim të shohim orën e re Galaxy Watch 6. Gjasat janë që ora të jetë e para me versionin e ri WearOS 5, njësoj siç Galaxy Watch 4 ishte e para me WearOS 3.

Meta njoftoi se WhatsApp zyrtarisht do të debutojë në orët inteligjente WearOS duke filluar nga dita e sotme nëse keni një orë inteligjente me WearOS 3.

Aplikacioni i përfolur që në konferencën Google I/O të zhvilluesve, nuk është në vetvete i komplikuar. Me të përdoruesit mund të fillojnë biseda të reja, tu përgjigjen mesazheve, dhe të pranojnë telefonata nga dora e tyre.

Gjithashtu mund të përgjigjen me mesazhe zanore, emoji, tekst të zakonshëm dhe replika të shpejta. Nëse keni një orë inteligjente Wear OS 3 me LTE, do të mund tu përgjigjeni mesazheve pa pasur nevojë për telefonin tuaj.

Në evenimentin Unpacked të Samsung javën e ardhshme presim të shohim orën e re Galaxy Watch 6. Gjasat janë që ora të jetë e para me versionin e ri WearOS 5, njësoj siç Galaxy Watch 4 ishte e para me WearOS 3.

Mbërritja e orëve të reja inteligjente me WearOS e bën debutimin e WhatsApp akoma edhe më të rëndësishëm.