Xhaka e nis vitin 2019 me gol

Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka, ka shënuar gol në ditën e parë të vitit 2019, ndaj Fulhamit.

Arsenali është duke zhvilluar ndeshjen e 21-të të këtij sezoni në Premierligë, ku Xhaka e ka sjellë në epërsi klubin e tij me golin e shënuar në minutën e 25-të.

Ky është një fillim shumë i mirë i Xhakës për vitin 2019.