YouTube bllokon çdo informacion kundër vaksinës së Covid-19

Në Korrik presidenti Amerikan Joe Biden kishte thënë se platformat e medias sociale janë përgjegjëse për skepticizmin e njerëzve për të vaksinuar.

YouTube tha se ka fshirë çdo përmbajtje në platformë që përhap keqinformim në lidhje me vaksinat e aprovuara të Covid-19.

Videot të cilat thonë se vaksinat e aprovuara janë të rrezikshme dhe shkaktojnë autizëm, kancer ose infertilitet janë ato që do të fshihen nga platforma.

Pjesë e politikës së re janë edhe mbyllja e llogarive anti-vaksinë. Gjigantët e teknologjisë janë kritikuar se nuk kanë bërë shumë për të bllokuar informacione e rreme në platformat e tyre.

Në Korrik presidenti Amerikan Joe Biden kishte thënë se platformat e medias sociale janë përgjegjëse për skepticizmin e njerëzve për të vaksinuar.

YouTube tha se kishte fshirë 130 mijë video që prej vitit të kaluar. Lëvizja vjen pas një manovre të ngjashme nga Facebook në Shkurt. /PCWorld Albanian