YouTube shton funksionalitete të reja AI por jo për të gjithë përdoruesit

Përmbledhjet AI do të organizojnë komentet në tematika të ndryshme. Në një video të Mr Beast përdorur si shembull, mjeti gjeneroi përmbledhjet sipas tematikave të ndryshme.

YouTube njoftoi dy funksionalitete eksperimental bazuar në AI gjeneruese. Abonentët e YouTube Premium së shpejti mund të provojnë përmbledhjet e komenteve gjeneruar nga AI dhe një robot bashkëbisedues i cili ju përgjigjet pyetjeve ndërsa shikoni.

Funksionalitetet shkojnë vetëm për përdoruesit me pagesë dhe duhet të aktivizohen manualisht.

Përmbledhjet AI do të organizojnë komentet në tematika të ndryshme. Në një video të Mr Beast përdorur si shembull, mjeti gjeneroi përmbledhjet sipas tematikave të ndryshme.

YouTube tha se pjesë e përmbledhjeve nuk do të jenë komentet të cilat përmbajnë fjalë të palejuara apo komentet që janën në rishikim.

Krijuesit mund ta përdorin mjetin për të fshirë komente individuale nëse shohin diskutime problematike për videon e tyre.

Ndërkaq roboti bashkëbisedues AI funksionon mbi videot që jeni duke parë. Asistenti ju përgjigjet pyetjeve rreth videos apo mund të gjenerojë rekomandime. Kompania thotë se përmbajtjet e gjeneruara nga mjeti AI vinë prej YouTube dhe uebit.

Përdoruesit mund ta gjejnë nën butonin e ri “Ask” në aplikacionin YouTube për Android. Duke filluar nga dita e sotme abonentët Premium mund të përdorin përmbledhësin e komenteve.