Zaev: Do të ketë hetim ndërkombëtar për rastin “Kumanova”

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev ka thënë se rastin “Kumanova” nuk e ka provokuar as ai vet e as kryeministri i Kosovës.

Në një konferencë për media që pati bashkë me kryeministrin Ramush Haradinaj, Zaev tha se janë dakorduar që të këtë hetim ndërkombëtar me qëllim që qytetarët ta dinë të vërtetën.

Zaev tha se kjo çështje nuk duhet të mbetet si pengesë në marrëdhëniet tona.

“Do të ketë njëfarë hetimi ndërkombëtar me qëllim që të arrihet e vërteta”, tha Zaev.

Ai tha se Kosova mund të llogaris në mbështetjen nga Maqedonia në të gjitha proceset.

Edhe Zaev edhe Haradinaj kanë deklaruar se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të mira drejt perspektivës euroatlantike.

Haradinaj është ftuar nga homologu i tij maqedonas për një vizitë në Shkup.