Zhvillohet mjekësia rigjeneruese

Është krijuar një leukoplast biologjik që riparon dëmtimet në zemër tek kaviet. Konsiderohet një hap përpara në mjekësinë rigjeneruese ky ekperiment mbi kafshët e laboratorit që vuanin me ishemi kronike të miokardit. Si rezultat, ka ruajtur funksionimin kardiak dhe ka rritur në mënyrë domethënëse mbijetesën.

Ekipi kërkimor, 10 vjet më parë arriti të realizonte një ind muskular të inxhinierizuar që e quajtën X-Met dhe duke e stimuluar mekanikisht, ai u transformua në një strukturë të ngjashme me muskulin kardiak.

Në eksperimentin e fundit X-Met, jo vetëm ruajti funksionimin kardiak, por edhe rriti jetëgjatësinë tek kaviet ku u transplantua, duke moduluar përgjigjen inflamatore dhe duke reduktuar fibrozën në zemrën e dëmtuar.

Puna kerkimore është realizuar nga Univeristeti La Sapienza i Romës dhe është publikuar në revistën ndërkombëtare “Scientific Reports”.