A mund të bëhet Turqia një qendër e gazit natyror?

Erdal Tanas Karagol

Turqia duhet ta shfrytëzojë mirë pozicionin e saj strategjik midis Lindjes dhe Perëndimit, të cilën ia siguron pozita gjeografike. Ajo ka një mundësi të madhe në këto kohë, kur gazi natyror është bërë aq i rëndësishëm dhe e tërë Europa po vendos si ta garantojë sigurinë e furnizimit me gaz.

Shkruan: Erdal TANAS KARAGÖL, Ankara

Turqia ka avantazhe domethënëse që mund ta ndihmojnë atë të bëhet një qendër e gazit natyror, kjo për shkak të projekteve të vëna në zbatim në fushën e energjisë në vitet e fundit dhe pozicionit gjeografik strategjik, të gjendur mes vendeve me burime energjetike dhe atyre që i konsumojnë ato.

Me ndërprerjen nga Rusia të furnizimeve me gaz natyror për vendet europiane, Turqia u vu në qendër të vëmendjes në kërkimin për një vend ku gazi natyror të mblidhet, të depozitohet dhe të bartet për ta garantuar sigurinë e furnizimit me të.

Projektet e zbatuara për sigurinë e furnizimit me gaz natyror

Një projekt i rëndësishëm i vënë në zbatim nga Turqia është Tubacioni Transanadollasi Gazit Natyror.Në kuadër tëKorridorit Jugor të Gazit, të Turqisë, me transportimin e gazit natyror azerbajxhanas nëpërmjet Tubacionit Transanadollas të Gazit Natyror (TANAP), ndërsa përdoret ky gaz natyror për konsum vendas, dhe me transportimin e gazit natyror nga atje për nëEuropë me Tubacionin Transadriatik të Gazit Natyror (TAP), ai siguron diversitet në burimet energjetike dhe ka treguar se Europado t’i kalojë rezerva të gazit natyror nga lindja nëperëndim përmes Turqisë, sa ka të bëjë me sigurinë e furnizimit me gaz.

Rreziqet për vende të shumta të varura nga një vend i vetëm për sigurinë e furnizimit me gaz natyror me këtë projekt po ashtujanë zvogëluar.

Një tjetër projekt është tubacioni i gazit natyror “Rrjedha Turke” (TurkStream).Gazi natyror, që vjen nga Rusia nëpër Detin e Zi,është transportuar për në Turqi dhe mandej për në vendet europiane nëpërmjet saj. Secili prej tubacioneve tëgazit natyror të Rrjedhës Turke, njëri prej të cilëve mbart gaz për në Turqi dhe tjetri për në vendet europiane, ka një kapacitet prej afërsisht 16 miliardë metër kub.

Burime të mundshme të gazit natyror

Turqia është parë për shkak të pozitës gjeografike si një vend qendror i rëndësishëm në bashkimin e vendeve që kanë burime të gazit natyror me vendet të cilat i konsumojnë ato.

Mbase rajoni më i rëndësishëm ku janë shtuar aktivitetet e kërkimit të gazit natyror dhe që ka për ta ndryshuar në të ardhmen ekuacionin e tijështë Mesdheu Lindor, ku ndodhet Turqia dhe ku ajo kërkon për gaz natyror në zonat e saj ekskluzive ekonomike.

Mesdheu Lindor ka për të luajtur një rol të rëndësishëm në sigurinë e furnizimit me gaz natyror tëvendeve europiane. Edhe pse sasia e zbuluar nuk mjafton për të plotësuar konsumin e vendeve europiane, shifrat e përllogaritura janë parë si një prej burimeve të rëndësishme që do ta zvogëlojnë në të ardhmen varësinë e tyre nga Rusia.

Është fakt se Turqia përbën rrugën më të përshtatshme për transportimin e burimeve të gazit natyror në Mesdheun Lindor për në vendet europiane. Transportimi i gazit natyror nga ky rajon për në vendet europiane, në të cilin gjendet Turqia,ka për ta ndryshuar ekuacionin e energjisë dhe do të bëjë Turqinë një qendër të gazit natyror. /shenja