Amazon dhe Apple gjobiten në Spanjë për praktika të pandershme konkurrence

Apple u gjobit me 143.6 milionë euro ndërsa Amazon me 50.5 milionë euro për rolin e tyre në këtë skemë të fiksimit të çmimeve.

Spanja ka gjobitur Amazon dhe Apple me 194.1 milionë euro për shkelje të rregullave të konkurrencës. Sipas Reuters, penalitetet kanë të bëjnë me një marrëveshje që kompanitë nënshkruan së bashku në 2018-ën duke e bërë Amazon një partner të paautorizuar të Apple.

Kjo marrëveshje kishte edhe disa klauzola anti-konkurrencës. “Dy kompanitë kufizuan numrin e shitësve të produkteve të Apple në uebsajtin e Amazon në Spanjë,” u shprehën autoritetet.

Apple u gjobit me 143.6 milionë euro ndërsa Amazon me 50.5 milionë euro për rolin e tyre në këtë skemë të fiksimit të çmimeve.

Agjencia tha se afro 90 e shitësve ekzistues të produkteve të Apple u bllokuan nga dyqani pas marrëveshjes. Gjithashtu distributori online fshehu reklamimin e produkteve të konkurrentëve të Apple nga rezultatet e kërkimit për pajisje të Apple.

Sipas autoriteteve Spanjolle kjo rezultoi në rritje të çmimeve online për pajisjet Apple shitur në Spanjë. Dy kompanitë reaguan duke thënë se refuzojnë deklaratat e autoriteteve dhe se modeli i tyre i biznesit ishte i përqendruar tek shitjet e suksesshme të kompanive përmes Amazon tha një përfaqësues i këtij të fundit.