Apple do të prodhojë vetë ekranet për iPhone

Sipas burimeve të medias, Apple ka shpenzuar 1 miliardë dollarë në kërkim dhe hulumtim të microLED gjatë dekadës së fundit dhe sapo prodhimit të fillojë, Apple do të marrë nën kontroll procesin.

Apple do të prodhojë vetë ekranet e saj microLED për të ulur varësinë ndaj Samsung dhe rritur kontrollin mbi zinxhirin furnizues raportoi Nikkei Asia.

Sipas burimeve të medias, Apple ka shpenzuar 1 miliardë dollarë në kërkim dhe hulumtim të microLED gjatë dekadës së fundit dhe sapo prodhimit të fillojë, Apple do të marrë nën kontroll procesin.

Nikkei thotë se Apple madje ka dizajnuar disa prej pajisjeve të prodhimit dhe ka bashkëpunuar me LG Display për komponentët dhe TSMC për pllakat e silikonit. Objektivi final është të përdorë ekranet microLED në iPhone duke reduktuar varësinë ndaj Samsung Display që aktualisht prodhon pjesën më të madhe të ekraneve për iPhone.

microLED ka pikselët që ndriçohen individualisht duke ofruar kontrast të lartë dhe nivele të forta të ngjyrës së zezë që ka OLED. Por ndryshe nga OLED, nuk është material organik, që do të thotë se nuk person probleme siç është djegia.

Panelet gjithashtu do të jenë më të hollë dhe efikase ndaj energjisë. Duke qenë se ekrani është zakonisht komponenti më i kushtueshëm i një iPhone, ekzistojnë mundësi të mëdha për ulje kostoje por dhe rritje fitimesh për Apple. Nga ana tjetër Apple mund të përmirësojë ndjeshëm teknologjinë e ekranit duke mos u mbështetur në pronësinë intelektuale të Samsung për të siguruar panele të cilësisë së lartë OLED.

Ende prodhimi i ekraneve microLED mbetet një proces kompleks dhe sfidë më vete ndërsa Nikkei thotë se teknologjia është ende në fazë prove. Apple Watch mund të jetë pajisja e parë që vjen me këto ekran në 2025.