Avdijaj nuk do të luaj me ekipin e parë të Schalkes

Donis Avdijaj nuk ka të ardhme tek skuadra e parë e Schalke 04.

Sulmuesi kosovar kishte pasur probleme me klubin, pasi sjelljet e tij ishin të pa pranueshme për bardh e kaltërtit.

Avdijaj mund të luaj vetëm për skuadrën e dytë të Schalke 04, që bënë gara në kategorinë e pestë gjermane.

Këtë gjë e ka konfirmuar trajneri i Schalke 04, Domenico Tedesco.

“Ai duhet të luaj, por nuk besoj që ka shpresuar se këtë edicion do të luaj në kategorinë e pestë”.

“Kthimi në ekipin e parë për të nuk është i mundur, kështu që opsioni më i mirë për të është që të gjejë një klub të ri”, është shprehur Tedesco.

21-vjeçari ka kontratë me Schalken deri në qershor të vitit 2019.