CEO e AMD beson se inteligjenca artificiale do të jetë pjesë integrale e dizajnit të çipeve

Su beson se inxhinieria e harduerit do të ketë nevojë për set të gjerë aftësisht për prodhimin e dizajnëve konkurruese të çipeve.

Nvidia nuk është e vetmja kompani e cila po përpiqet të përfitojë nga interesi në rritje për mjete AI. CEO e AMD Lisa Su gjithashtu dëshiron një pjesë të tregut i cili fuqizon këto mjete AI dhe po përdor këto mjete për dizajnimin e çipeve në të ardhmen.

Gjatë konferencës World Artificial Intelligence në Shangai, Su foli për revolucionin AI dhe sesi AMD po përdor avancimet në këtë fushë për dizajnet e së ardhmes.

Su beson se inxhinieria e harduerit do të ketë nevojë për set të gjerë aftësisht për prodhimin e dizajnëve konkurruese të çipeve.

CTO i AMD Mark Papermaster konfirmoi gjithashtu se AMD po përdor modelet AI në dizajnin e gjysmëpërçuesve, testim e verifikim.

AMD ka ndërtuar ekipe hulumtuesish dhe inxhinierësh të cilët automatizojnë dhe përmirësojnë dizajnin e çipeve duke përdorur mjete AI.

Sa i përket hardueri të përdorur për përshpejtimin e mjeteve AI si dhe softuerin e nevojshëm për të përfituar prej tyre, AMD tradicionalisht ka qenë pas Nvidia.