Ballina Sport Futboll Çerekfinalet e Championsit, ja datat dhe oraret kur do të luhen të...

Çerekfinalet e Championsit, ja datat dhe oraret kur do të luhen të gjitha ndeshjet

Çerekfinalet e Championsit pritet të dhurojnë emocione të forta dhe duele të jashtëzakonshme.

Ndërkohë janë publikuar datat dhe oraret kur do të zhvillohen ndeshjet e para dhe ato të kthimit.

Ndeshjet e para janë Real Madrid – Bayern dhe Sporting – Arsenal në datën 7 prill në orën 21:00. Ndërsa në 8 prill në orën 21:00, do të zbresin në fushë Barcelona – AtleticoMadrid dhe PSG – Liverpool.

Duelet e kthimit do të zhvillohen në datën 14 dhe 15 prill në po të njëjtin orar. Atëherë do të mësohen 4 skuadrat gjysmëfinaliste.