ChatGPT regjistron rënien e parë të numrit të përdoruesve

Rënia e interesit rreth ChatGPT përkon me një trend të gjerë industrie. Numrat e Similarweb tregon se më pak përdoruesit po vizitojnë uebsajtet mobile dhe desktop për Microsoft Bing, Google Bard dhe Character.AI në muajt e fundit.

Pas një rritjeje meteorike në popullaritet në fund të vitit të kaluar dhe në fillim të 2023, mesa duket roboti bashkëbisedues i OpenAI ka filluar të humbasë terren.

Sipas të dhënave të fundit nga firma analitike e internetit Similarweb, muajin e kaluar trafiku mobil dhe desktop në uebsajtin e ChatGPT ra me 9.7 përqind globalisht.

Nëse të dhënat e Similarweb janë të sakta, është rënia e parë që ChatGPT ka parë që nga debutimi. Në Qershor, gjurmuesi i aplikacioneve Sensor Tower shikoi shkarkimet e klientit iOS të ChatGPT të bien.

Rënia e interesit rreth ChatGPT përkon me një trend të gjerë industrie. Numrat e Similarweb tregon se më pak përdoruesit po vizitojnë uebsajtet mobile dhe desktop për Microsoft Bing, Google Bard dhe Character.AI në muajt e fundit.

Microsoft përshembull shikoi trafikun në motorin e tij kërkimor të rritej mes muajit Shkurt dhe Mars kur Bing AI u bë i disponueshëm për publikun. Që atëherë trafiku mujor në uebsajt ka rënë në mënyrë të vazhdueshme duke u rikthyer në nivelet që ishte përpara se Microsoft të rindërtonte Bing rreth GPT-4.

Similarweb thotë se angazhimi në ChatGPT ka rënë ku minuta që përdoruesit shpenzojnë ishin 8.5 përqind më pak në Maj të 2023.