Çipi mobil Snapdragon 8 Gen 3 do të rrisë ndjeshëm performancën e smartfonëve flagship Android

Çipi do të ketë një arkitekturë bërthama 1+5+2 në vend të 1+2+2+3 përdorur në seritë Snapdragon 8 Gen 1 dhe Snapdragon 8 Gen 2.

Qualcomm konfirmoi datën e debutimit të Snapdragon 8 Gen 3 që do të sjellë një rritje të ndjeshme të performancës dhe efikasitetit krahasuar me paraardhësin.

Kompania do të prezantojë çipin e ri flagship më herët sesa ka vepruar me gjeneratat e kaluara, konkretisht më 24-26 Tetor.

Siç e kërkon tradita, Qualcomm do të mbajë Samitin Snapdragon në Maui të Huawei por kësaj here do të jetë një muaj më herët sesa vitin e kaluar.

Çipi do të ketë një arkitekturë bërthama 1+5+2 në vend të 1+2+2+3 përdorur në seritë Snapdragon 8 Gen 1 dhe Snapdragon 8 Gen 2.

Çipi thuhet se do të ketë një bërthamë performance Cortex-X4 shoqëruar nga 5 bërthama Cortex-A720 dhe 2 bërthama Cortex-A520 krahas grafikave Adreno 750.

Hapësira L3 cache do të rritet nga 8MB në 10MB. Raportohet se Xiaomi 14 do të jenë smartfonët e parë me çipin e ri të Qualcomm dhe mbërrijnë në Nëntor ndjekur nga Vivo X11, iQOO 12, Redmi K70, OnePlus 12 dhe Realme GT5 në muajt në vijim.