Dembele pajtohet me kushtet e Barcelonës

Ylli i ri i Borussia Dortmundit, Ousmane Dembele, ka gjetur akordin me Barcelonën për kushte personale.

Sipas Bild, lojtari është takuar me drejtuesit e klubit katalunas dhe është arritur një marrëveshje.

Sipas gazetës gjermane lojtari ditët në vijim mund të bëhet lojtar i Barcelonës.

Ai shihet si një zëvendësim i Neymar që kaloi te PSG.

Borussia Dortumund kërkon mbi 100 milionë euro për kartonin e tij.