Dënohet Juventusi dhe presidenti i klubit

Presidenti i klubit të Juventusit, Andrea Agnelli ka marrë një dënim të rëndë nga Federata e Futbollit Italian.

Agnellit iu është dhënë një ndalim një vjeçar për rolin e tij në shitjen e biletave për ultrasat, ndërsa klubi bardhezi është gjobitur me 300 mijë euro.

Prokuroria ka kërkuar pezullimin për dy vjet e gjysmë për Agnellin, si dhe gjobë prej 50 mijë eurosh.

Vendimi i gjykatës sportive është i rëndë për Juventusin, edhe pse është nën kërkesën e prokurorisë. Sipas “SkySport” Juventusi mund të apelojë për vendimin e gjykatës pasi gjigantët janë afër ta shkarkojnë presidentin e tyre.