‘El Clasico’, Real Madrid – Barcelona: Formacionet e mundshme

Real Madrid dhe Barcelona do të vihen sonte përballë njëra tjetrës, në atë që shihet si ndeshja më interesante në botën e futbollit.

Në kuadër të xhiros së 26-të të kampionatit elitar të futbollit spanjoll, ‘Los Blancos’ do të jenë nikoqirët e ‘Blaugrana’, për të kontestuar tri pikët.

Tri pikët e kësaj ndeshje mund të jenë vendimtare për titullin e kampionit, pasi për secilën skuadër, fitorja do të thoshte pozita e parë në La Liga, shkruan lajmi.net.

Para kësaj ndeshje, edhe Zinedine Zidane, edhe Quique Setien, përballen me mungesa të shumta.

Lojtarë kryesorë si Luis Suarez e Ousmane Dembele apo Eden Hazard te Real Madrid nuk do të jenë të gatshëm

Zgjedhjet për dy trajnerët do të jenë të kufizuara. Dilemat janë të mëdha. Më poshtë lajmi.net ua përcjell formacionet e mundshme të dy skuadrave.

Real Madrid: Thibaut Courtois, Dani Carvajal, Raphael Varane, Sergio Ramos, Ferland Mendy, Fede Valverde, Casemiro, Luka Modric, Toni Kroos, Karim Benzema, Vinicius JR.

Barcelona: Marc-Andre ter Stegen, Nelson Semedo, Gerard Pique, Clement Lenglet, Junior Firpo, Sergio Busquets, Frenkie de Jong, Arthur, Arturo Vida, Leo Messi, Antoine Griezmann.