Elementi kimik në atmosferën e ekzoplanetëve bën “lëmsh” shkencëtarët

Astronomët kanë pikasur praninë e papritur të një elementi kimik në atmosferën e dy ekzoplanetëve ku nga qiejt bie shi hekuri të lëngshëm dhe margaritarësh.

Dy ekzoplanetët janë gjigandë gazi shumë të nxehtë të quajtur WASP-76b dhe WASP-121b. Me anë të teleskopit nga Observatori i Europës jugore, ata vunë re praninë e bariumit në sipërfaqen e atmosferës të secilit prej tyre.

Bariumi është elementi më i rëndë i zbuluar e një ekzoplaneti dhe kjo vetëm ka shtuar kuriozitetin e shkencëtarëve. Bariumi është dy herë e gjysmë më i rëndë se hekuri. “Bazuar në forcën e rëndesës së planetëve, prisnim që bariumi të gjendej në shtresat e ulëta të atmosferës”, u shpreh njëri prej tyre.

Shkencëtarët nuk janë të sigurt se cili proces natyror mundëson që ky element kaq i rëndë të ndodhet në shtresat e sipërme të atmosferës së tyre.

Të dy ekzoplanetët kanë një madhësi të pëafërt me Jupiterin, por temperatura e tyre është përvëluese, 1000 gradë Celsius.

Pikërisht ajo është shkaku pse ata kanë karakteristika që duket se i përkasin një filmi fantashkencë. Shkencëtarët mendojnë se hekuri i lëngshëm bie në formën e shiut nga qiejt e WASP-76b dhe re metali e margaritarë të lëngshëm nga WASP-121b.