Elon Musk prezanton kompaninë e tij të re të inteligjencës artificiale

Kompania e quajtur xAI, prezantoi një uebsajt dhe stafin e saj. Kompania e re do të drejtohet nga vetë Musk sipas uebsajtit dhe të punojë së afërmi me Twitter, Tesla dhe kompanitë e tjera të tij.

Elon Musk ditën e Mërkure prezantoi themelimin e një kompanie të re përqendruar në inteligjencën artificiale pas disa muajsh planifikim për të ndërtuar një rival të ChatGPT.

Kompania e quajtur xAI, prezantoi një uebsajt dhe stafin e saj. Kompania e re do të drejtohet nga vetë Musk sipas uebsajtit dhe të punojë së afërmi me Twitter, Tesla dhe kompanitë e tjera të tij.

“Objektivi i xAI është të kuptuarit e natyrës së vërtetë të universit,” shkruhet në uebsajtin e kompanisë duke i dhënë jehonë një gjuhë që Musk e ka përdorur edhe në të kaluarën për të përshkruar ambiciet e tij AI.

Musk ka qenë një prej mbështetësve të parë të krijuesit të ChatGPT, OpenAI, por më vonë e kritikoi kompaninë për vendosjen e kufizimeve të cilat mbulonin anën e errët të inteligjencës artificiale siç ishin përgjigjet seksiste dhe paragjykimet.

Në Dhjetor Musk thoshte se rreziku i trajnimit të AI është vdekjeprurës përmes një cicërime në rrjetin social Twitter.

Ndërsa planet e tij për sipërmarrjen e re në AI ai i zbuloi gjatë një interviste me ish gazetarin e Fox Turcker Carlson në Prill.

Themelimi i kompanisë bëhet në një kohë kur ai paralajmëronte se AI mund të shkaktonte fundin e civilizimit dhe ju bashkua liderëve të tjerë të teknologjisë duke bërë thirrje për ndërprerje të zhvillimeve në këtë fushë në mënyrë që gjërat të mos dilnin jashtë kontrolli.