Eskallop viçi me limon

Përbërësit për 4 persona: 8 thela mish viçi ose 500 g, 50 g miell, 40 g gjalpë, 2 lugë vaj ulliri, kripë, piper, gjysmë gote lëng mishi ose koncentrat, lëngu i 1 limoni dhe 1 lugë majdanoz i grirë.

Përgatitja: Hiqini mishit dhjamrat e mundshëm dhe sheshojeni duke e rrahur me çekiç kuzhine, ndërsa është i mbështjellë me letër alumini që të mos shkëputet. Hidhni miellin në një pjatë, kaloni aty fetat dhe shkundini mirë. Nxehni vajin dhe gjalpin në tigan dhe skuqni pak eskallopët nga të dyja anët. Hidhni kripë, piper dhe pasi të keni ulur flakën, shtoni lëngun e mishit dhe ziejini eskallopët duke i lagur herë pas here me lëng mishi. Pas rreth 10 minutash shtoni edhe lëngun e limonit, fikni zjarrin por mos e hiqni tavën, në mënyrë që salca të vazhdojë të gatuhet dhe të mpikset. Shtoni majdanozin e grirë (dhe kaperit nëse doni).