Kombëtarja e Danimarkës ka shënuar një fitore të madhe kundër kombëtares së Zvicrës.
Danezët kanë triumfuar me rezultat minimal 1:0, në një përballje që deri në fund ishte e barabartë, shkruan lajmi.net.
Këtë takim e vendosi Yusuff Poulsen, në minutën e 84’ të takimit, kur i vetëm përballë portierit ia doli të dërgonte topin në rrjetë.
Kjo fitore e vendos kombëtaren daneze në krye të grupit D, me 12 pikë pas gjashtë ndeshjeve, aq sa ka edhe Irlanda.
Zvicra në anën tjetër mbetet me 8 pikë në pozitën e tretë, por me një ndeshje më pak të luajtur.
Kombëtarja helvetike kishte rastin që të shfrytëzonte gabimin e irlandezëve sot, por nuk ia doli në Danimarkë. /Lajmi.net/