Felix e Cancelo prezantohen te Barcelona, këto janë fjalët e para

Pasi zyrtarizoi transferimin e Joao Felix dhe Joao Cancelos, Barcelona ka prezantuar mëngjesin e sotëm futbollistët portugez.

Felix dhe Cancelo janë trasferuar në formë huazimi një vjeçar nga skuadra Atletico Madrid respektivisht manchester City, shkruan IndeksOnline.

Sulmuesi 23 vjeçar gjatë prezantimit tha se ishte ëndërr e tij që nga fëmijëria ta vesh fanellën e Barcelonës.

“Që fëmijë kam parë Barçën dhe ne kemi qenë gjithmonë tifozë të Barçës, ne e kishim atë iluzion dhe ja ku jam. Unë dua të luftoj për tituj Champions League ka qenë gjithmonë trofeu im i ëndrrave, por ne po shkojmë pak nga pak. Le të përpiqemi ta fitojmë atë”, tha Felix.

Edhe Joao Cancelo tha se ishte ëndërr e tij të luaj për Barcelonën.

“Është një ëndërr e bërë realitet. Unë dua të falënderoj familjen time dhe miqtë e mi dhe nënën time, e cila më shikon nga parajsa. Ajo e dinte që unë doja të luaja këtu. Barça ishte gjithmonë klubi i ëndrrave të mia, unë doja të luaja këtu. identifikohem shumë me kulturën që kanë. Është klubi më i mirë për të qenë tani. Jam shumë i emocionuar.”, u shpreh Cancelo.