Gruaja raporton në polici se i është zhdukur burri

Një grua ka njoftuar policinë se bashkëshorti i saj, është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në Rahovec.

“Rahovec 11.06.2024-09:00. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i saj viktima mashkull kosovar, është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij”, thuhet në raport.