Haradinaj: Rama dhe Thaçi kanë diskutuar për ndryshim të kufijve

Instituti Demokratik i Kosovës organizoi tryezën “Dialogu Kosovë – Serbi pas Samitit të Berlinit”.

Me këtë rast, ndër tjera, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur edhe në lidhej me marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, raporton lajmi.net

Sipas kryeministrit Haradinaj, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, së bashku me përfaqësuesen e lartë të BE-së Federica Mogherini, kanë diskutuar për ndryshim të kufijve.

“Ekziston si dyshim i bazuar se Rama dhe Thaçi kanë diskutuar për ndryshim të kufijve, së bashku me Mogherinin”, ka thënë Haradinaj në këtë tryezë.

Më pas ai ka thënë, së Mogherini nuk do të jetë më pjesë ndërlidhëse e dialogut pasi koha e saj ka përfunduar.

“Procesi i zonjës Mogherini nuk vazhdon më, pasi procesi i zgjedhjes është në vazhdim. Nuk ka mbete kohë për Moghenirin. Nuk kam asgjë personale me të siç mendojnë shumica, por për ççështjen e kufirit jam kundër dhe kush do që fol për kufij është armik i vendit tim. I kam thënë të gjithëve, si asaj si të gjithëve”, ka thënë në fund kryeministrit Haradinaj.