Interi kërkon yllin e Milanit

Interi ka bërë një interesim serioz për yllin e Milanit, Suso.

Sipas “La Gazzetta dello Sport” thuhet se Spalleti ka kërkuar nga “kushërinjtë” njërin nga futbollistët më të mirë të sezonit të shkuar.

Çmimi i spanjollit sillet rreth 25 milionë euro, dhe Interi mund ta paguaj vetëm nëse arrihet shitja e Jovetic dhe Brozovuc ose Candrevas.

Përveç Susos, Interi mbetet edhe pas Keita Balde, Patrick Shick dhe Yann Karamoh.