Juve e bën një blerje të madhe, e merr yllin e PSG-së

Juventusi e ka arritur përfundimisht marrëveshjen me PSG-në për transferimin e Blaise Matuidit.

Ylli francez do të udhëtoi në Torino sot pasdite për tu prezantuar te gjiganti italian. 20 milionë euro i ka kushtuar Juves blerja e mesfushorit francez.

Matuidi do të ketë numrin 14 në fanelë ndërsa debutimi i tij pritet të ndodhë këtë të shtunë në sfidën ndaj Cagliarit.