Juventusi fiton derbin e qytetit ndaj Torinos

Juventusi ka fituar derbin lokal ndaj Torinos, në ndeshjen e cila ishte e vlefshme për xhiron e shtatë në Serie A.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, gjersa e dyta solli golin vendimtar që i dha epilogun final 1-0.

Manuel Locatelli është heroi i Juventusit për këtë ndeshje, pasi me golin e tij vendimtar të shënuar në minutën e 86-të, ka arritur t’i sigurojë tre pikë të vlefshme ekipit të tij.

Juventusi tani regjistron fitoren e tretë radhazi në Serie A, duke u ngritur në pozitën e 8-të, me 11 pikë të mbledhura.

Në të gjitha garat kjo është fitorja e katërt radhazi e ‘biankonerëve’, duke llogaritur triumfin e fundit në Ligën e Kampionëve ndaj Chelseas.