Katari është shumë i pasur, mund ta përballojë bllokadën e vetme

Ministri i Financave i Katarit ka thënë se bazat ekonomike të vendit të tij ishin në pozitë më të mirë sesa rivalët e saj dhe se Doha ishte mjaft i pasur për t’u përballur me kërcënimet e bllokadës.

Arabia Saudite, Bahreini, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti ndërprenë lidhjet me Katarin një muaj më parë, duke e akuzuar atë për financimin e “terrorizmit” dhe përhapjes së trazirave.

Katari ka mohuar akuzat dhe ka refuzuar të përmbushë listën e kërkesave.

Duke folur për gazetën The Times, Ali Sharif al-Emadi, tha se rezervat e mëdha financiare të shtetit, të  cilat vijnë nga shitjet dekadore të gazit natyror, nënkupton se mund të përballonte sanksionet. /MESAZHI/