“Liverpool dhe Man City favoritët për Ligën e Kampionëve”

Liverpool dhe Manchester City po shihen si dy favoritët kryesorë për triumfin në Ligën e Kampionëve.

Ish lojtari i Liverpool, Dietmar Hamman, beson se dy gjigantët anglez janë favoritët kryesorë për triumfin në edicionin 2019/20, në Ligën  e Kampionëve.

“Mendoj se City dhe Liverpool janë skuadrat që do të vendosin standardin” ka thënë gjermani për ‘SID’, duke folur për favoritët e LK, transmeton lajmi.net.

Liverpool e nis kampanjën e re në garat evropiane me një udhëtim në Itali, për përballjen me Napoli, gjatë së martës.

Manchester City në anën tjetër do të përballet me Shakhtar Donetsk, ditën e mërkurë.