Liverpooli i mban leksion Crvena Zvezdës në Anfield

Liverpool ka shënuar fitore të lehtë në ‘Anfield Road’ në Ligën e Kampionëve.
‘The Reds’ kanë mposhtur 4:0 serbët e Crvena Zvezdës, në ndeshjen e vlefshme të së tretë në grupin C.

Roberto Firmino në minutën e 20’ shënoi për epërsinë e parë të Liverpoolit.

Në minutën e 45’, Liverpool dyfishoi epërsinë përmes Salah, i cili realizoi gol të bukur pas asistimit të Xherdan Shaqirit.Ishte pikërisht Salah që shënoi edhe golin e tretë për Liverpoolin, kur u tregua i saktë nga penalltia në minutën e 51’.Golin përfundimtar të kësaj ndeshje e shënoi Mane, në minutën e 80’ për 4:0.