Makarona 4 djathërat

jë darkë e lehtë dhe e shijshme nga Maison de goût

Përbërësit: Penne Rigate 150 g për person (450 g për 3 persona), Parmigiano Reggiano 100 g, Gongorzola 120 g, Taleggio 100 g dhe Graviera (Djathë kaçkavall) 100 g, panna 200 g, pak gjalpë, kripë dhe piper i bardhë.

Përgatitja: Gjatë kohës së zierjes së makaronave, përgatisim salcën duke shtuar në një tigan të thellë gjalpin, panna-n dhe djathërat me rradhë. Kontrollojmë shijen e kripës piperit dhe në fund shtojmë makaronat jo të gatuara plotësisht, që të përfundojnë gatimin në salcë brenda. Ju bëftë mirë!