Më 5 Korrik Komuniteti ViAL sjellë bashkë të gjithë kripto-entuziastët

Evenimenti i cili do të mbahet në orën 19:00 do të shpërndajë dhurata të ndryshme për komunitetin dhe pjesëmarrësit e eventit.

Më 5 Korrik komuniteti ViAL do të organizojë një takim në Coolab Tirana duke bashkuar të gjithë kripto-entuziastët.

Ky takim është një mundësi për tu takuar me entuziastë të tjerë të industrisë, për të biseduar rreth kriptove dhe më shumë rreth botës emocionuese të Web 3.0.

Evenimenti i cili do të mbahet në orën 19:00 do të shpërndajë dhurata të ndryshme për komunitetin dhe pjesëmarrësit e eventit.

Nuk ka rëndësi nëse jeni profesionist ose sapo keni filluar të eksploroni kriptovalutat, ky takim është vendi i duhur për ju.

Të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e këtij takimi mund të regjistrohen duke plotësuar formularin online: https://vial.al/vialcommunity-meetup/

/

Kush është ViAL?

ViAL është një komunitet i regjistrave të decentralizuar – blockchain, të kriptomonedhave, bitcoin dhe metaverse në Shqipëri dhe ka për qëllim sensibilizimin e shoqërisë lidhur me impaktin e këtyre teknologjive në shoqëri.

Krijuar në fillim me me dëshirën që vendimmarrjet të merren nga komuniteti duke përdorur teknologjinë blockchain, e për të bërë një gjë të tillë krijuan një aplikacion ku njerëzit të kenë mundësi të marrin shpërblime dhe të japin.

Përmes një aplikacioni i cili është i disponueshëm në Android dhe iOS, incentivizojnë një jetë të shëndetshme duke shpërblyer aktivitetin fizik të përdoruesve.

VIAL synon të promovojë një mënyrë jetese më të mirë dhe një planet më të gjelbër duke nxitur ecjen. Vial synon të jetë shoqëria e parë autonome e decentralizuar në Shqipëri dhe në botë, që do të jetë në internet dhe do të lidhë së bashku të gjithë diasporën shqiptare.