Memushaj bëhet me klub të ri

Ledian Memushaj në sezonin e ri do të bartë fanellën e skuadrës nga Serie A, Benevento

Ledian Memushaj, mesfushori i kombëtares shqiptare, pritet të kompletojë transferimin te Benevento.

SportItalia raporton se marrëveshja është kryer me sukses dhe se ai tashmë është larguar nga kampi i Pescaras.

Ende nuk është e qartë nëse mesfushori shqiptar është huazuar apo është shitur te Benevento.

Pjesë e Benevento është edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti.