Mesut Ozil sulmohet me thikë nga grabitësit

Futbollisti i Arsenal-it, Mesut Ozil, është sulmuar me thikë nga dy grabitës në motoçikleta, të cilët e pritnin në zonën Golders Green në veri të Londrës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas mediave britanike, incidenti kur sulmuesit e rrethuan automjetin e futbollistit ndodhi në orët e pasdites së djeshme.

Ozil në atë moment ishte me bashkëlojtarin Sead Kolashinac, lojtarin e kombëtares së Bosnjë e Hercegovinës.

Ozil në një moment braktisi automjetin dhe hyri në një restorant të afërt turk, ndërsa Kolashinac dukej si përleshej me njërin nga sulmuesit.

Gazeta “Daily Mail” thekson se sulmuesit në fund u larguan dhe nuk arritën t’i plaçkisin futbollistët e Arsenal-it.

Policia ndërkohë ka ngritur hetim për sulmuesit që ishin të përfshirë në incidentin.

Zëdhënësi i Arsenalit tha se lojtarët ishin synimi i një përpjekjeje për të vjedhur automjetin, duke theksuar se janë në kontakt me futbollistët dhe se të dy janë mirë.