Meta dhe Microsoft lançojnë Llama 2, një model AI për përdorim komercial

Meta lançoi dy versione të Llama 2 falas, një i para-trajnuar dhe një version i orientuar drejt bashkëbisedimit.

Spekulimet për një model AI nga Meta për përdorim komercial ishin të vërteta. Meta dhe Microsoft kanë bashkëpunuar për lançimin e Llama 2, një model gjuhësor AI i gjeneratës tjetër i cili ka qëllime komerciale dhe kërkimore.

Kodi i përmirësuar burimor i jep përparësi përgjegjësisë. Zhvilluesit janë të përkushtuar ndaj transparencës dhe detajojnë problemet e mundshme ndërsa ofrojnë edhe një udhëzues të përgjegjshëm përdorimi e cila ka një politikë për parandalimin e abuzimeve siç është aktiviteti kriminal.

Meta lançoi dy versione të Llama 2 falas, një i para-trajnuar dhe një version i orientuar drejt bashkëbisedimit.

Ndërkaq Microsoft ka vendosur ta bëjë të disponueshëm përmes Azure AI për tu përdorur në mjetet cloud siç është filtrimi i përmbajtjeve. Mjeti gjithashtu mund të përdoret direkt në një kompjuter Windows apo të bëhet i disponueshëm përmes ofruesve të jashtëm si Amazon Web Services dhe Hugging Face.

Modeli origjinal i Llama ishte open-source por shkonte kryesisht për akademikët dhe hulumtuesit. Llama 2 ju jep mundësi kompanive të përshtatin teknologjinë për qëllimet e tyre siç janë robotët bashkëbisedues apo gjeneruesit e imazheve. /PCWorld Albanian