Microsoft adreson 132 probleme sigurie në softuerët e saj

Nga 132 probleme e sigurisë, 9 janë vlerësuar si kritike dhe 122 prej tyre të rëndësishme. Ato vinë pasi gjiganti i teknologjisë adresoi 8 probleme sigurie në shfletuesin Edge bazuar në Chromium muajin e kaluar.

Ditën e Marte Microsoft publikoi përditësime të cilat adresojnë 132 probleme sigurie në softuerët e saj përfshirë 6 probleme sigurie zero-ditore të cilat po shfrytëzohen për sulme.

Nga 132 probleme e sigurisë, 9 janë vlerësuar si kritike dhe 122 prej tyre të rëndësishme. Ato vinë pasi gjiganti i teknologjisë adresoi 8 probleme sigurie në shfletuesin Edge bazuar në Chromium muajin e kaluar.

Krijuesi i Windows tha se është në dijeni të disa sulmeve që po realizohen duke shfrytëzuar këto dobësi sigurie, veçanërisht CVE-2023-36884 që fshihet në dokumente Microsoft Office dhe përdoret për sulme ndaj entiteteve shtetërore.

Mendohet se pas kësaj fushate fshihet grupi kriminal Rus Storm-098 njohur edhe si RomCom, Tropical Scorpius, UNC2596 dhe Void Rabisu.

I njëjti aktor përpiqet të infektojë kompjuterët me ransomware Underground. Microsoft tha se përdoruesit të cilët ende nuk kanë marrë përditësimin për CVE-2023-36884 duhet të bllokojnë të gjitha aplikacionet Office nga krijimi i proceseve më të vogla për të parandaluar sulmet e mundshme.

Përveç përditësimeve të Microsoft, përditësime kanë ardhur edhe nga kompani të tjera javët e fundit si Adobe, AMD, Android, Apple, Cisco, Dell, Drupal, Fortinet, Gitlab, Chrome, HP, IBM, MediaTek, Lenovo, Firefox, Netgear, Nvidia, Qualcomm, Samsung, SAP, VMware dhe Zoom.