Mish viçi me panna dhe kërpudha

PËRBËRËSIT: 200 g mish viçi, 100 g kërpudha, 1 lugë gjelle gjalpë, 100 ml panna, pak mielli, kripë dhe vaj ulliri.

PËRGATITJA: Skuqni gjalpin në një tigan me pak vaj ulliri. Merrni mishin e viçit dhe kalojeni në miell dhe më pas vendoseni për të skuqur. Hidhini kripë dhe piper sipas dëshirës. Pasi të jetë skuqur plotësisht shtoni kërpudhat. Pas 5 minutash shtoni panna-n. I trazoni mirë e mirë derisa mishi të lidhet me salcën e krijuar dhe shërbejeni të ngrohtë. Ju bëftë mirë!

Kjo recetë u përgatit nga Gatime Shqiptare