Mourinho për rekordin e Liverpool: Do të jetë e vështirë të barazohet ecuria e tyre

Jose Mourinho ka dhënë disa lëvdata për Liverpool.

Trajneri portugez, Jose Mourinho, ka folur lidhur me ecurinë e jashtëzakonshme të Liverpool viteve të fundit.

Përveç titujve të fituar, ‘Reds’ kanë vendosur edhe një super rekord, duke qenë tashmë të pamposhtur në shtëpinë e tyre për tri sezone radhazi.

Mourinho thotë se rekordi i tyre po bëhet gjithnjë më i vështirë për t’u barazuar.

“Mendoj se Premierliga po shkon në një drejtim ku këto rekorde të paprekura po bëhen shumë e më shumë të vështira për t’u barazuar, për shkak të nivelit të skuadrave”, ka thënë Mourinho, transmeton lajmi.net.

“Por, të jesh i fortë në shtëpi dhe të arrish në fund të secilit sezon me një numër të madh pikësh nga ndeshjet në shtëpi është diçka e rëndësishme”, ka shtuar ‘Special One’.

Jose Mourinho duhet të shpresojë në një gabim të Wolverhampton Wanderers dhe fitore të skuadrës së tij në mënyrë që të sigurojë kualifikimin në Ligën e Evropës.