Mourinho zbulon të ardhmen e Zlatan Ibrahimovicit

Zlatan Ibrahimovic pritet të largohet nga Manchester United në fund të sezonit.

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ka bërë të ditur në konferencë për shtyp se suedezi mund të largohet në fund të sezonit për të nisur një aventurë të re në një vend tjetër.

“Për Zlatanin, mendoj se është sezoni i fundit te Manchester United dhe do të jetë vendim personal i tij nëse do të luajë apo të vazhdojë”, ka thënë Mourinho.

Suedezi e nisi mirë sezonin e parë te ‘Djajtë e Kuq’ duke qenë vendimtar në disa paraqitje, por lëndimi i pësuar në muajin prill gjatë ndeshjes së Ligës së Evropës ndaj Anderlechtit, ka bërë që nga ajo kohë të mos arrijë të rikuperohet plotësisht.