Në ankand, kapelja 200-vjeçare e Napoleonit

Vlera fillestare 800 mijë Euro

800 mijë Euro është vlera fillestare, me të cilën do të dalë të Dielën në ankand kjo kapele 2 shekullore e Napoleon Bonapartit.

Është fjala për kapelen emblematike të perandorit francez që sundoi mes shekujve 18 dhe 19. Materiali i saj është kastor dhe ka një ‘bodel bikorn’, me dy anë të ngritura të rrethit të saj.

Ekspertët e shtëpisë së ankandeve Onsena që e disponojnë, thonë se tipari i veçantë i kapeles së Perandorit është se pjesët e ulëta të saj qëndronin paralel me shpatullat.

Kapelja e Napoleonit kishte dhe një simbol në pjesën ballore. Në dallim nga kapelet e ushtarakëve nën komandën e tij, që mbi shpatulla kishin anët e ngritura të kapeles.

Megjithatë, kapelja e Napoleonit kishte të njëjtin parim me ato të ushtarakëve, për të krijuar idenë e ushtarit-perandor.

Sëbashku me kapelen, në ankand dalin edhe sende të tjera personale të tij, përfshirë një kopje të testamentit të shkruar nën diktimin e tij.