Neymar tregon pse iu bashkua PSG-së

Ylli brazilian i futbollit Neymar është zyrtarizuar si lojtari më i ri i Paris Saint-Germain, pas një “tregtie” prej 222 milionë eurosh nga FC Barcelona.

Neymar, i cili mund të bëjë debutimin e tij kundër Amiens të shtunën pasdite, tha se ai u zhvendos në Paris pasi “kërkonte sfidë më të madhe”.

“Ishte një nga vendimet më të vështira të jetës sime,” tha ai. “Isha shumë mirë në Barcelonë, në qytet, në klub, ka qenë një moment me shumë tensione dhe mendime për atë që duhet të bëj me jetën time”.

25-vjeçari, i cili ka nënshkruar një kontratë marrëveshje pesëvjeçare me kampionët francezë, është futbollisti më i shtrenjtë në botë. /MESAZHI/