Përfundon derbi i Manchesterit, United i ‘heq’ titullin nga dora City-t

Manchester United ka përmbysur Manchester Cityn duke kthyer rezultatin nga 2-0 që ishte në pjesë të parë për vendasit në 2-3.

Golin e parë të takimit e shënoi Kompany në minutën e 26 për të kaluar tek goli i dytë i shënuar nga Gundogan në minutën e 51.

Me fillimin e pjesës së dytë Poul Pogba barazoi shifrat në 2-2 me golat e shënuar 53 dhe 55.

Në minutën e 69 Smalling vulosi takimin.

Manchester City ndodhet 13 pikë larg United kurë kanë mbetur edhe 6 javë në luftën për titull.

Në rast se Manchester City do të fitonte në derbi do të shpallej zyrtarisht kampion i Premier Leagues.