Shikojeni Çamërinë, Kosovën, Bosnjën.
Shikoni Sirinë, Irakun, Afganistanin, Algjerinë, Etiopinë, Egjiptin, Libinë, Libanin, Palestinën.
Azinë, Afrikën, Evropën.
Besimtaret janë ata te cilët Besojnë ZOTIT NJE, i cili nuk ka lindur e as nuk është i lindur, te cilët Besojnë se Libri i Vetëm i ruajtur ashtu si është shpallur nga Vete ZOTI është Kurani, dhe te cilët Besojnë se çdo gjë qe është e thënë ne Librin e ZOTIT është FJALE E ZOTIT!
Besojnë se Librat tjerë nuk janë ruajtur ashtu ne origjinal si janë shpallur nga ZOTI dhe se ne ato Libra ka ndërhyrë dora e njerëzve.
Pra Besojnë se ne ato Libra nuk është ruajtur Autorësia e pastër e ZOTIT, kurse besojnë se ne Kuran është ruajtur Autorësia e pastër e ZOTIT!
Fakti se ata si Besimtar çdo kund sulmohen, se vetëm atyre çdo kund iu behet padrejtësi, se vetëm ata i vrasin dhe i përzënë nga vendet ku jetojnë, a e dëshmon pra Pastërtinë e Besimit te tyre ?!
Mu ashtu si ju kane bërë te Dërguarve te ZOTIT!!!
Vetëm shikoni se si vriten ne te gjitha shtetet, se si ju cenohen vetëm atyre e jo besimtareve tjerë liritë dhe te drejtat elementare njerëzore.
Shembull e keni Palestinën.
Atje ka besimtar te krishterë te kishave te ndryshme, katolik, ortodoks, pastaj Hebre etj.
Nuk ndiqen nuk persekutohen, nuk vriten e as nuk kërkohet te shpërngulën.
Pse pra vetëm Muslimanët sulmohen nga te gjithë ?!
P s e ?!
Ne Lindje, ne Perëndim, ne Veri, ne Jug !!!
India, Kina, Rusia, Amerika, Serbia, Anglia, Franca, Spanja, Tajlanda, Mijanmari, Izraeli, Sri Lanka etj, etj, etj!!!
Kudo qe janë sulmohen, dhunohen, vriten, bullizohen !!!
Shqiptaret muslimanë u zhduken nga Sanxhaku i Toplices, nga Çamëria dhe Greqia !
Gjysma e shqiptareve muslimanë u dëbuan nga trojet etnike.
Pse ?!!!
Muslimanet janë në shtëpi të tyre.
Në vendet e tyre.
Në fenë e ZOTIT !
Dhe akuzohen se kinse muslimanët janë dhunues!!!
Akuzohen se me dhune kane pranuar Fenë,
ndërsa as pas dhunës qindra vjeçare qe te konvertohen ne fe te ndryshme apo ne te pa fe, nuk pranojnë te ndërrojnë Fenë!
Kush është pra dhunues?!
Kush është pra terrorist?!
Kush është pra ekstremist?!
Kush është pra fundamentalist?!
Pse pra vetëm Muslimanët vriten, dhunohen e diskriminohen?!
Kjo është pyetja!
Çka i bashkon te gjithë këta popuj te ndryshëm, raca te ndryshme, fe te ndryshme, ideologji te ndryshme, filozofi te ndryshme kundër Islamit dhe Muslimanëve ?!
Islami është Fe e ZOTIT pra, dhe është PAQE.
Pse pra sulmohet Paqja?!
Kush qëndron prapa ?!
Disa te ne, kur sulmojnë Fenë e ZOTIT, Mësimet e ZOTIT, Besimtaret apo Prijësit Fetar, a e dine se ne lojën e kujt kane hy?!
A e dine se për ke janë ?!
Çfarë ne t’ vërtetë i pengon njerëzit me Kuptu te Vërtetën për çdo gjë, e ne rend te pare për vet ZOTIN?!
Pse nuk Mendojnë ne mënyrë kritike por vetëm Pasojnë çka iu servohet ?!
Njëqind Pse-të qe çdo kush duhet gjetur përgjigjët.
Duke Pyetur Autoritetet e Diturisë, e jo autoritetet e sistemeve, ideologjive, fuqive, qe vine e shkojnë !
P.s. Kështu funksionon bota.
Te akuzojnë për atë që bëjnë vetë.
Te m’veshin cilësitë qe Vet i kane
Ai është dhunues por ty te akuzon.
T’ rrahë e jo qe s’ te lenë me qajtë, po edhe t’ lenë fajtor dhe kërkon nga ti me e lavdëruar !!!
Te akuzojnë edhe për Mendimin tënd te shprehur për Fenë tende!
Te akuzojnë edhe për praktikimin e Fese!
Bile, edhe te quajnë fundamentaliste!
Te pa diturit, ata te diplomuarit e sistemeve iu aplaudojne, se si zakonisht gjithmonë bëhën me t’ fortin, me pushtetin, me sistemin, me ideologjinë qe dominon !
Njeriu Nuk duhet me qene Tifoz as pasues i verbër.
Mendim kritik ju lutem.
Mendimi kritik është ilaçi i lumturisë, harmonisë, tolerancës, respektimit, i bashkëjetesës!
Lexoni, Mendoni, studioni, krahasoni, analizoni, duajeni te Vërtetën.
Vetëm duhet pak Vullnet !
Edhe ashtu, vetëm një here jetohet ne këtë Botë.
Jeta shkon shpejt.
Ne Boten tjetër gjithsesi do te kuptohet e Vërteta.
Por, për disa do te behet vonë!!!
Nga: Ubejd Gashi








