Real Madridi përgatit një ofertë të majme për Sanchon, kjo është shifra

Real Madridi është duke shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit të Borussia Dortmundit, Jadon Sancho, transmeton zeri.info

Gjiganti madrilen është gati të bëjë një ofertë prej 120 milionë eurove plus shërbimet e Mariano Diazit për reprezentuesin anglez, raporton “Don Balon”.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez do ta kthejë vëmendjen e tij kah reprezentuesi anglez nëse dështon që ta sjellë Kylian Mbappen në “Santiago Bernabeu” nga Paris Saint-Germaini.

Sancho ka kontribuuar me 4 gola dhe 6 asistime në 10 paraqitje në Bundesligë këtë edicion.