Reali i Madridit fiton Superkupën e Spanjës

Real Madrid është superkampioni i Spanjës për këtë vit.

Klubi i drejtuar nga Zinedine Zidane mposhti Barcelonën me rezultat 2-0 dhe me atë të përgjithshem 5-1.

Edhe pse me mungesën e futbollistit më të mirë në skuadër, Cristiano Ronaldos, Reali arriti të shënoj fitore edhe në ndeshjen e dytë.

Golat për madrilenët i shënuan, Asensio në minutën e katërtme një supergjuajtje dhe Benzema në minutën e 39.

Këtë trofe, Real Madrid e fiton për herë të 11-të në histori,duke qëndruar vetëm një pas Barcelonës që e ka fituar 12 herë.