Reali mposht edhe Gironën

Skuadra e Real Madridit ka shënuar një fitore të madhe në javën e 24-të në La Liga, pasi mposhti me rezultat të thellë 4:0 Gironan.

Klubi madrilen kaloi në epërsi qysh në minutën e 6’të me një supergol nga sulmuesi i Kombëtares së Brazilit, Vinicius Junior,.

Pas disa minutave, ekipi vendas shënoi edhe një tjetër gol me anë të Jude Bellingham, për ta mbyllur pjesën e parë me epërsinë 2:0.

Edhe pjesa e dytë i takoi ekipit të Carlo Ancelottit, pasi arriti t’i shënonte edhe dy gola tjerë.

Fillimisht Jude Bellingham shënoi për 3:0 në minutën e 54’të dhe më pas Rodrygo në minutën e 61’të.

Real Madrid me këtë fitore shkon në kuotën e 61 pikëve në pozitën e parë, pesë më shumë se vendi i dytë, Girona (56)