Reddit ka planifikuar ofertën e parë publike (IPO) në muajin Mars

Lajmi vjen thuajse dy muaj pasi Bloomberg raportoi se Reddit ishte në bisedime me investitorë potencialë për një IPO.

Reddit po përgatitet për linçimin e ofertës së parë publike (IPO) në muajin Mars sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Raporti thekson se lëvizja vjen mëse tre vite pasi rrjeti social nga San Francisco filloi të mendonte për një IPO të mundshme.

Reddit ka planifikuar që IPO të nisë në fund të muajit Shkurt dhe të mbyllet në fund të muajit Mars. Kompania synon të shesë rreth 10 përqind të saj të aksioneve në IPO dhe më pas do të vendosë se çfarë vlerësimi IPO-je duhet të ndjekë.

Lajmi vjen thuajse dy muaj pasi Bloomberg raportoi se Reddit ishte në bisedime me investitorë potencialë për një IPO. Rrjeti social u themelua në 2005 dhe në mënyrë konfidenciale ka bërë një aplikim pranë Komisioni të Bursave dhe Letrave me Vlerë për një IPO në Dhjetor të 2021 por që asnjëherë nuk u materializua.

Lëvizja erdhi vetëm disa muaj pasi Reddit kishte ngritur një raund investimi prej 410 milionë dollarësh nga Fidelity duke u vlerësua me 10 miliardë dollarë.

Në Janar të 2022 u tha se Reddit ishte duke punuar me Morgan Stanley dhe Goldman Sachs për një IPO që do ta vlerësonte kompaninë me 15 miliardë dollarë. Sot e kësaj ide Reddit nuk është ende fitimprurës.